Ndërsa duket se ka rënë rreziku i përmbytjeve në zonën e Vlorës dhe Fierit, pasi niveli i Vjosës nuk do të rritet, duket se është rikthyer rreziku i përmbytjes në Shkodër e nën-Shkodër.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, përmbytjet në Shkodër varen vetëm nga menaxhimi i kaskadës së Drinit.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.
Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06). Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14
në vendet e ulëta: 1 / 15
në vendet malore: -3 / 9 °C.
ERA
Sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.
Diskutime rreth kësaj post