10 vjet burg ka vendosur të dënojë një gjykatë britanike 32-vjeçarin shqiptar Arben Rexha, i gjetur fajtor për vrasjen me thikë të gruas së tij Elidona Demiraj 25 vjeçare.
Rexha e vrau të renë në shtëpinë e tyre në veri të Londrës. Arsyeja e vrasjes ishte edhe më e rëndë. Tre muaj para vdekjes tragjike gruaja kishte shkuar nga Shqipëria në Britani të Madhe për t’iu bashkuar atij, por u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj pasi ai hodhi deklaratën: Nuk ishte e virgjër. Në gjykjatë, sot kur u dha vendimi, u lexua edhe një letër e prindërve të vajzës, e cila u gjet e pajetë e prerë në fyt me thikë, më 31 janar të vitit 2016.
‘E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij. Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është sot me e lehtë sesa ditën kur morëm lajmin e vrasjes. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo’, – u lexua ndër të tjera në letrën e prindërve të së ndjerë, – shkruan Daily mail.
Mediat britanike përshkruajnë edhe sjelljet e një të sëmuri të shqiptarit Arben Rexha i cili edhe më parë kishte shfaqur të njëjtin problem me një ish të dashurën e tij. Ai kishte filluar të kërkonte në internet sesi dallohej nëse një vajzë ishte e virgjër apo jo, e madje kishte arritur deri në veprime sa të kontrollonte vetë ish të dashurën e tij.
Masën e dënimit që gjykata britanike i dha, 10 vite pas qelisë, Arben Rexha nuk e përballoi ftohtë. Mediat shkruajnë se gjatë seancës ai ka qarë. Sot mund të thuhet se ai ka çrregullime të shëndetit mendor, por nga sa kanë verifikuar akuzuesit atje, në kohën e krimit, Rexha ishte një njeri normal.
Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës mblodhën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje.
Diskutime rreth kësaj post