Altin (Aurel) Hoxhallari është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës i akuzuar si organizator i grupit kriminal që ekzekutoi Devi Kasmin. 42-vjeçari Hoxhallari nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës.
Ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale sipas rekordeve të policisë së Shtetit. Më 10 janar të vitit 2015, Hoxhallari u arrestua për vrasjen e mbetur në tentativë të mikut të Shullazit një polici.
Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, u arrestuan si të dyshuar për ngjarjen e datës 05.01.2015 ku është tentuar të vritet shtetasi Pajtim Serjani si dhe është plagosur punonjësi i policisë, shtetasi Roland Meta.
Ngjarja ndodhur mbrëmjen e 5 janarit, rreth orës 19:40 në rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”. Edhe në atë kohë policia deklaronte se Aurel Hoxhallari ishte me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo, alias Artur Baze, kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendndodhjen e shtetasit Pajtim Serjani, objekt goditjeje nga autorët për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015.
Motivi i kësaj ngjarje kriminale, dyshohet se mund të jenë konflikte ndërmjet tyre në kohë të ndryshme”, deklaronte policia. Ndalimi i kushërinjve Hoxhallari, është kryer për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë”.
Mbrëmjen e 5 janarit, Serjani u qëllua me pistoletë nga Artur Baze. Atentatori u vra nga polici Roland Meta, që gjendej në një tavolinë me Pajtim Serjanin. Edhe vetë polici u plagos.
Për sa i përket rolit të Aurel Hoxhallarit në vrasjen e Devi Kasmit, policia tha se ai është shpallur në kërkim si organizator i kësaj bande kriminale. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Engima’ mbrëmjen e djeshme policia arrestoi 4 persona, ndërkohë që shpalli në kërkim një tjetër.
Diskutime rreth kësaj post