Shpejtësia u ka marrë jetën dy personave mjaft të njohur. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme teksa këngëtarja e njohur po ecet me shpejtësi marramendëse së bashku me bashkëshortin e saj.
Leah Labelle, 31 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Rasual Butler, 38 vjeç vdiqën në vend.
Gjithçka erdhi pas një përplasjeje në Los Anxhelos,rreth 02:00 të ditës së djeshme.
Range Rover-i i tyre besohet të ketë goditur një matës parkimi para se të përplasej në një mur dhe të rrotullohej.
Policia ka thënë se bashkëshorti po lëvizte me të paktën dyfishin e limitit të shpejtësisë.
Leah dhe Rasual, një lojtar profesionist i basketbollit, u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Diskutime rreth kësaj post