Sipas hetimeve të deritanishme, pista kryesore e Policisë në lidhje me vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmit, mbremjen e te henes ne Tirane, është ajo e konflikteve për zonat e influencës së drogës, kryesisht të llojit kokainë.
Një konflikt, që sipas Policisë është mbartur nga Spanja mes Devi Kasmit dhe Domart Konjarit. Madje, burimet shtojnë se po për të njëjtën çështje, Konjari mbeti i plagosur në vitin 2009 në Madrid, ku u vra shoferi i tij, në një ngjarje që dyshohet se pati si autor viktimën, Devi Kasmi.
Pas kësaj ngjarjeje, që u konsiderua si tentativë për larje hesapesh mes bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë, mes Kasmit e Konjarit, mbeti një çështje e hapur, që mesa duket u mbyll mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Policia tha se në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë dhe një tjetër në çantën e viktimës. Nga të dhënat rezulton se viktima i ka pikasur atentatorët dhe ka nxjerrë armën për t’u vetëmbrojtur, por pa arritur që ta shkrepë.
Diskutime rreth kësaj post