Kuvendi pavarësisht bllokimit të foltores nga opozita ka vijuar punimet, ndërsa shumica ka votuar projektligjet në rendin e ditës.
Ashtu siç edhe pritej, pas përzgjedhjes mes polemikash të kandidatëve për KLP dhe KLGJ në nënkomisionin Ad hoc, mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur sërish dakordësinë për këtë listë as në Kuvend.
Për herë të dyta opozita ka rrëzuar kandidaturat për anëtarë të KLP dhe KLGJ, pasi nuk mori pjesë në votim.
Teksa deputetët e mazhorancës votonin projektligjet, opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren, ndërsa thërriste në kor; Hajdutë, kriminelë!
Lista me kandidatët si për KLP-në dhe KLGJ është rrëzuar pasi duheshin 94 vota.
Lista për KLP dhe KLGJ mori vetëm 73 vota, ndërsa do të rikthehet edhe njëherë në n/komisionin ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e emrave të tjerë, por opozita e kundërshton.
Votimi KLP dhe KLGJ
KLGJ: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim nuk miratohet
KLP: 73 pro, një abstenim asnjë kundër, nuk miratohet
Po ashtu diten e sotme eshte bere votimi dhe per miratimin e nisjes se punimeve per aeroportin e Vlores.
Votimi për aeroportin e Vlorës
Aeroporti i Vlorës, miratimi në parim: 74 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim
Seanca e sotme ishte e tensionuar, ku nuk munguan përplasjet. Ajo u ndërpre 5 herë.
Me thirrjet “Hajdut, kriminelë” sa herë që nga salla merrnin fjalën deputetët e mazhorancës, opozita vijoi të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Në nisje të seancës, Ruçi përjashtoi nga Kuvendi Edmond Spahon.
LISTA e rrëzuar
Dy kandidatët nga trupa e avokatisë për anëtarë të KLGJ
Fatos Lazimi
Fatmira Luli
Dy kandidatët nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLGJ
Maksim Qoku
Mirela Bogdani
Kandidatja e shoqërisë civile për anëtare e KLGJ
Naureda Llagami
Kandidatë nga trupa e avokatisë për anëtarë të KLP
Gëzim Allaraj
Fjoreta Xhimi
Kandidatë nga trupa e pedagogëve për anëtarë të KLP
Eneida Sema
Genti Ibrahimi
Kandidati nga shoqëria civile për anëtarë të KLP
Andi Murataj
Diskutime rreth kësaj post