Është ditë zie kjo e sotmja në familjen e këngëtarit shqiptar, Gena. Ai ka humbur një person shumë të dashur të familjes së tij, nënën. Ka qenë vetë këngëtari ai që e ka bërë të ditur lajmin.
Po ashtu në atë që e ka shkruar shihet dhimbja e këngëtarit, që shtohet edhe më shumë nga fakti që ai nuk ka qenë i pranishëm në momentet e fundit të jetës së nënës së tij.
‘’U prefsh në paqe nëna ime, do doja të mbaja dorën në frymën tëndë të fundit, por nuk isha aty. Do mbetesh gjithnjë nëna ime, mbretëresha ime. Një ditë do të jemi së bashku , zoti është aty me ty. Asgjë nuk do të ma mbush mungesën tënde”, shkruan mes të tjerash Gena.
Ngushëllime për këngëtarin.
Diskutime rreth kësaj post