Të dish pikat e tua të dobëta është e rëndësishme që të përmirësosh veten dhe të dish të mbrohesh në situata të vështira. Sipas shenjës suaj të horoskopit ja kush është pika juaj e dobët.
Dashi
Personave të shenjës së dashit ju pëlqen të udhëheqin. Duke qenë se kanë të gjitha cilësitë e një lideri atyre nuk iu pëlqen të marrin mendimet e të tjerëve dhe bëjnë gjithmonë vetëm sipas kokës së tyre.
Demi
Demi është një shenjë që i pëlqen siguria dhe rehatia. Ata nuk dëshirojnë të provojnë eksperienca të reja nëse kanë gjetur rehat me diçka. Kjo bën që shpesh të humbasin shumë.
Binjakët
Ndryshe nga shenja e demit, binjakët janë gjithmonë në ndryshim. Shumë rrallë ndodh që binjakët të gjejnë paqe e të mos ndryshojnë. Ata kërkojnë gjithmonë gjëra të reja e kjo bën që ndonjëherë edhe të dështojnë.
Gaforrja
Gaforret kanë shumë probleme me vetëbesimin. Ata kërkojnë gjithmonë mendimin dhe aprovimin e personave të tjerë sepse I vlerësojnë më shumë se veten.
Luani
Luani dëshiron gjithmonë të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes. Ata harrojnë se dhe personat rreth tyre kanë nevojë për ta dhe kështu pa dashur kthehen në arrogantë.
Virgjëresha
Personat e shenjës së virgjëreshës duan gjithmonë të dinë përse ndodh diçka. Ata dëshirojnë të gjejnë një arsye për gjithçka dhe kjo bën të jenë shumicën e kohës të shqetësuar.
Peshorja
Nëse peshorja inatoset me ju atëherë e keni punën keq. Peshoret mbajnë shumë inat dhe kjo nuk kalon lehtë. Ata do të vazhdojnë të jenë të mërzitur me ju për një kohë të gjatë.
Akrepi
Akrepi vuan nga xhelozia e tepërt. Ata janë xhelozë për gjithçka dhe shpeshherë shumë shumë mosbesues.
Shigjetari
Shigjetarët nuk çojnë asgjë deri në fund. Ata mërziten shpejt dhe gjithçka që zgjat ju duket monotone.
Bricjapi
Bricjapi është shumë punëtorë. Kjo është gjë e mirë por edhe e keqe. Të fiksuar pas punës ata harrojnë të kujdesen për veten e tyre e aq më tepër për personat që i rrethojnë.
Ujori
Ujori gjen gjithmonë diçka për të kritikuar. Ka gjithmonë një gjë që nuk i pëlqen kësaj shenje. Dhe kur të gjitha janë në rregull, me siguri ujori do ta gjejë një detaj që ta kritikojë.
Peshqit
Kjo shenjë ka emocione shumë të trazuara. Kjo bën që të mos jenë kurrë të qetë dhe nuk arrijnë të përballen me realitetin. E shmangin atë sa më shumë të jetë e mundur.
Diskutime rreth kësaj post