Pasi u zbulua emri dhe foto e te ndaluarit si i dyshuar nga policia ne atentatin e te henes ne Tirane ku mbeti viktikme Devi Kasmi, avokati i Marjo Meshinit, shprehet se ka qenë pikërisht klienti i tij i cili i ka shkruar Devi Kasmit dhe ai ka dalë nga shtëpia.
Pasi janë takuar bashkë, Kasmi është qëlluar për vdekje.
Avokati i Meshinit, në një intervistë për News 24 shprehet se policia e di se kush është vrasësi dhe e ka emrin e tij.
Klienti lidhje ca lidhje ka pasur?
Nuk ka pasur asnjë lidhje. Jam thirrur mbrëmë nga policia e Tiranës, është marrë në pyetje. Ka dhënë deklarim si person që ka dijeni për ngjarjen dhe në mënyrë të paligjshme është bërë ndalimi i tij me iniciativë. Ndalimi i tij është bërë duke e akuzuar për vrasjen dhe armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë në vendin e ngjarjes, është shok me viktimën. Kanë qenë duke biseduar. Vrasësi i ka drejtuar pistoletën edhe Marjos.
Pse nuk shkoi vetë në polici Marjo?
Klienti im ka shkuar në shtëpinë e tij i tronditur siç mudn të jetë dikush që ka pistoletën në kokë. Kur ka shkuar në shtëpi ka parë që është dhënë lajmi se ka ndodhur vrasja. Ai nuk e njeh vrasësin. Çdo gjë është e filmuar, edhe kur ka qëlluar, edhe si është larguar. Në këtë ngjarje ka pasur edhe dy infermierë.
Ishte në vendin e ngjarjes klienti juaj?
Po. Madje ai e mori në telefon, i ka shkruar që doli.
Devi Kasmin e ka nxjerrë ai nga shtëpia?
Janë shumë shokë.
Pse nuk shkoi në Polici?
Unë jam avokat i tij. Nuk shkoi në polici sepse ishte i tronditur. Nuk ka thënë që nuk e njeh Devin. Ka thënë jam përditë në palestër me të, jam mik me të. Vrasësi që për mua dihet se kush është, por nuk e di pse policia nuk po e arreston. Policia e ka emrin. Në qoftë se ke vrasësin, roli i Marjos sipas jush ka moskallëzimin.
Kur keni folur për herë të fundit me klientin. Pse i shkruajti Devi Kasmit?
Unë me klientin tim kam kontaktuar për herë të fundit në orën 1 të mëngjesit. Isha i pranishëm kur u bënë veprimet procedurale. U pyet si deklarues, jo si person nën hetim. Ka shpjeguar njohjen, shoqërinë që kanë pasur, faktin që takoheshin përditë.
Motorri u sekuestrua?
Motorri ishte në garazhin e tij, nuk u fsheh. E ka sekuestruar.
Diskutime rreth kësaj post