Nën tingujt e këngës “Me ty” të Elvana Gjatës, Eraldo Rexho ka kujtuar mikeshën e tij më të mirë të ndarë nga jeta tetorin e vitit të shkuar.
Gazetarja Adela Xhamani u nda në moshën 31-vjeçare nga jeta mëngjesin e 29 tetorit, si pasojë e një sulmi të papritur në zemër, teksa ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte në Tiranë.
Dhe Eraldo, i cili njihet si ndër miqtë më të mirë të Adelës së ëmbël ka publikuar në InstaStory disa fjalë prekëse për vajzën nga Kavaja.
Teksa thotë se i mungon shumë, Eraldo lutet për Adelën. Rrjeti është prekur pa masë nga ky dedikim prekës dhe bashkohen me dhimbjen e mikut të gazetares.
Diskutime rreth kësaj post