Gazetarja e njohur Sonila Meço përmes një postimi në rrjete sociale “shigjeton” ashpër qeverinë për disa nga vendimet dhe lëvizjet e saj të fundit.
Meço nuk kursen as notat ironike kur pyet nëse qeveria e Edi Ramës ka lanë gjë pa pështyrë?
Ja postimi i plotë i Meços në Facebook:
Bisedojnë në Kretë dhe në Korçë për kusure të vjetra e të reja mes dy shtetesh, homologët grekë thonë se falën edhe det, i pyet, të gjegjen ‘atë e dimë ne!’
Ekstradohet në shkelje të ligjit një nga të akuzuarit e dosjes së bujshme të implikimit edhe të ish zyrtarit të vet më të suksesshëm në trafik ndërkombëtar droge, i pyet, të gjegjen ‘atë e dimë ne!’
Ndërtojnë aeroport ku i bie gishti hartës së Shqipërisë mbi të cilën hanë çdo vakt, mbjellin pisha ku iu pikon yndyra, gërrmojnë varreza greke ku kullon shërbeti, i pyet a kanë ndërmend ta heqin hartën nga tavolina e grykësisë, të gjegjen ‘atë e dimë ne!’
Publikon pa asnjë dert drekat e darkat me pronarë televizionesh, që publikisht u dëshmon trimërinë me kazanë e legena dhe privatisht u tregon barcoleta për të kompensuar komplekset e inferioritetit me shaka plot kripë. Guxo ta pyesësh se ç’do një kryeministër me pronarë mediash, do t’i lutet perëndisë të shndërrohesh menjëherë në A4 të të shkaravisë kullën e stadiumit të radhës.
Po i ikin mjekë, inxhinierë vendit, emigrojnë shqiptarët në ditë të hallit, dështon shëndetësia falas, arsimimi që duam, i pyet, të gjegjen ‘atë e dimë ne!’
Për reformën në drejtësi të bëjnë një orientim më bindës ‘atë e dinë ata!’
E vetmja logjikë që funksionon është: ‘Çfarë pështyjmë është e jona!’
Dhe në fakt a lanë gjë pa pështyrë?
Diskutime rreth kësaj post