Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në lagjen Mehaj të Koplikut ns Malësinë e Madhe ku shtetasi Ylber Bajrakurti vrau gruan e tij shtetasen Lumturie Bajrakurti zbulohen detaje të reja. Burime pranë familjes bëjnë me dije se shkak i konfliktit që ka çuar më pas në vrasje ka qenë një debat për fëmijët. Viktima Lumturie Bajrakurti ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga bashkëshorti i saj në lidhje me 3 fëmijët që kishin sëbashku.
Debati është zhvilluar në oborrin e shtëpisë ku gruaja ka kërkuar që bashkëshorti i saj të sillet më ndryshe me fëmijët ndërsa autori i krimit i ka thënë se duhet të merret ajo me fëmijët. Në debat e sipër viktima i ka thënë se “ti nuk di ti edukosh fëmijët”. Kaq ka mjaftuar që 42 vjeçari të marrë sëpatën dhe ta godasë pa mëshirë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.
Kjo ngjarje nuk ka shokuar vetëm familjarët por edhe fqinjët, të afërmit dhe të gjithë Malësinë e Madhe apo edhe shoqërinë në përgjithësi. Ylber Bajrakurtaj është me probleme të shëndetit mendor teksa pak ditë përpara vrasjes kishte marrë një diagnozë tek qendra e shëndetit mendor në poliklinikën e Shkodrës.
Diskutime rreth kësaj post