U ekzekutua me 10 plumba teksa hipte ne makinen e parkuar poshte pallatit sapo doli nga shtepia, por kush eshte ne te vertete Devi Kasmi, apo Defrimi sic njihej qe me heret.
Ai kishte ndërruar emrin nga Dëfrim në Devi Kasmi për shkak të hasmërive kriminale me Domart Konjarin, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për atentatin.
Trafiku i drogës dhe historia e vrasjeve kanë rrethuar vazhdimisht 41-vjeçarin Dëfrim Kasmi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz poshtë pallatit të tij në Tiranë.
Tvklan.al ka mundur të mësojë të tjera detaje rreth viktimës. Dëfrim Kasmi njihej me pseudonimin Dëfrim “qorri”. Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”. Asnjë foto e tij nuk është ende publike dhe për këtë arsye ai njihej me nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.
Dëfrim Kasmi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Pista ku po heton policia për vrasjen e tij, është ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Evropë.
Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku 41-vjeçari u vra nga dy persona me motor, u gjetën edhe dy pistoleta. Armët e zjarrit i përkisnin viktimës, të cilat i mbante gjithmonë me vete pasi ruhej për shkak të konflikteve ku ka qenë i përfshirë. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë, policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës.
Miqësia e ngushtë që u kthye në armiqësi
Policia e Tiranës zyrtarisht ka shpallur në kërkim Domart Konjarin si një nga të dyshuarit e vrasjes së Dëfrim alias Devi Kasmi. Domart Konjari, Dëfrim Kasmi dhe Franc Konomi kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin dhe trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut drejt Spanjës dhe Francës. Më pas miqësia mes tyre u prish për shkak të një konflikti dhe shkak për këtë ishte Franc Konomi. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz në vitin 2010.
Mendohet se grupi i Dëfrim Kasmit ishte prapa ekzekutimit të Franc Konomit. Për të marrë hak, grupi i Domart Konjarit gjeti vendndodhjen në Spanjë ku po qëndronte Dëfrim (Devi) Kasmi. Domart Konjari së bashku me një shokun e tij të paidentifikuar tentuan ta vrasnin. Dy palët u përleshën me njëri-tjetrin dhe Dëfrim Kasmi mundi t’iu merrte pistoletën Konjarit. Këtë të fundit e la të plagosur, ndërsa mikun e tij e vrau. Që prej ateherë, ka pasur vazhdimisht hasmëri mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit.
Diskutime rreth kësaj post