Aldison Belulaj pas një jave qëndrimi në koma ndërroi jetë ditën e djeshme në spital. Për ironi të fatit, Aldisoni vdiq të dielën, ku një javë më parë, vrau 21-vjeçaren Ariela Muratin për shkak të refuzimit të dashurisë dhe më pas qëlloi dhe veten.
Ditën e sotme ai do të përcillet për në banesën e fundit nga familjarët dhe miq të tij, të cilët do ti japin lamtumirën.
Në një deklaratë për mediat, djali i dajës së Aldisonit, ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe nëse i druhen apo jo ndonjë hakmarrje.
Aldison Belulaj dhe Ariela Murataj do të prehen në të njëjtën varreza.
“I kemi qëndruar pranë Aldisonit këtë javë. Dy të rinjtë mund të përfundonin në martesë. Ne s’kemi pse trembemi, ajo ishte midis çiftit. Ishte një lidhje për martesë nuk ishte për tallje.
Nuk ka asnjë arsye për të marrë hak. Nuk është mirë as për ne as për ta. Kurorat me lule u takonte të vendoseshin, është një diçka që mund të ndodh çdokujt.
Mesazhi im është që mes tyre te ketë paqe, ata ishin për martesë u ndanë të dy nga jeta. Unë them që mos i ndodh askujt. Të kemi të mira nga të gjithë nga të dyja palët”, – ka thënë djali i djalës së Aldisonit, Koroveshi.
Diskutime rreth kësaj post