Cifti i njohur i muzikës shqiptare u largua nga Shqipëria verën e vitit të kaluar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ata u vendosën në Nju Jork ku vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.
Kantautori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij këngëtarja Mira Konçi u bashkuan dje me ambasadoren e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, së bashku me gazetaren Albana Osmani në nismën “Ti je një luledielli”.Siç duket nga foto që përcjell newsbomb.al nga aktiviteti i sotëm në ambasadë, dy bashkëshortët gjenden në formë dhe të buzëqeshur.
Në vitin 2016, Shpëtim Saraçi shpëtoi për mrekulli pas një ishemie cerebrale të menjëhershme.
Muzikanti i njohur u kurua në Gjermani dhe një pjesë të shpenzimeve i mbuloi qeveria shqiptare. Por me kthimin në Shqipëri, duket se problemet në RTVSH dhe shkrirja e departamentit, e zhgënjyen kantautorin, i cili së bashku me familjen vendosi të lërë përfundimisht vendin tonë dhe të nisë një jetë të re në SHBA.
Diskutime rreth kësaj post