Nikki Haley, është ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe kohet e fundit per te eshte thene se ka një lidhje jashtë martese me Presidentin Donald Trump.
Por ajo e ka mohuar kete pretendim duke iu përgjigjur Michael Wolff, autorit të librit “Fire and Fury”.
Në këtë libër të botuar së fundmi ku flitet për presidencën e Trump, autori Michael Wolff ka thënë se po hetonte një aferë seksuale në Presidencë. Sapo ai bëri këtë deklaratë, në internet u përfol për Nikki Haley.
“Kjo nuk është absolutisht e vërtetë”, mohoi ambasadorja amerikane në OKB. Ajo thotë se gratë e suksesshme përgjithësisht vendosen përballë këtyre gënjeshtrave gjatë karrierës së tyre.
Në një intervistë javën e kaluar, Wolff tha se “duhet të lexoni mes rreshtave dhe kur të gjeni paragrafin, atëherë do ta kuptoni për kë bëhet fjalë”.
Diskutime rreth kësaj post