Në prag të protestës së opozitës, këto ditët e fundit mediat pranë PD-së (ato të vjetrat, por edhe ato që i janë bashkuar së fundmi, pasi janë prishur me Ramën), i janë rikthyer sërish çështjes së Saimir Tahirit.
Është një çështje që i kthehen herë pas here për nevoja të opozitës.
Por, që shpesh iu është kthyer në boomerang.
Siç është rasti i kësaj foto të publikuar nga portal i Alfred Lelës, njeriut që sipas Berishës, është një këshilltar mizerabël i Lulzim Bashës, që e mori më qafë më 25 qershor, së bashku me disa të tjerë.
Ai thotë se në këto foto ndodhet Saimir Tahiri me Habilajn.
Foto është nxjerrë për të bindur njerëzit të dalin në protestë krah Bashës.
Tani se ku është Tahiri me Habilajn në këtë foto, vetëm Alfred Lela mund ta dallojë!
Diskutime rreth kësaj post