Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar muzeut të Gugeneim në Manhatan një pikturë të Van Gog në formë borxhi. Por Muzeu ka vendosur t’i dorëzojë në vend të saj një WC të artë , vepër e titulluar “Amerika”.
Satira e Mauricio Katelan ka bërë për vete dhe Gugeneim në Manhatn, muzeu I ka kthyer një përgjigje të papritur kërkesës së presidentit të shteteve të bashkuara të amerikës. Donald Trump dhe bashkëshortja e tij kishin kërkuar në formë borxhi një vepër të Van Gog, “Panoramë me dëborë” e vitit 1888, një burrë i cili shëtit me qenin në apartamentet private të krahut lindor të Shtëpisë së bardhë. Muzeu i rëndësishëm në vend të kësaj i ka ofruar WC e artë të artistit nga Venecia, që quhet “Amerika”
Lajmi është publikuar nga Uashington Post, i cili ka publikuar dhe shkëmbimet e e-maileve mes Shtëpisë së Bardhë dhe muzeut WC 18 karatëshe dhe tërësisht funksionale, ishte cilësuar nga kritikët si një satirë për shpërdorimin e pasurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një kritikë e drejtpërdrejtë për Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka një pasion të madh për aksesorët prej ari, në Kullën Trump rubinetët në banjë janë prej ari, dhe ato në avionin e tij privat.
Çifti Obama kishte kërkuar një Rotko dhe një punim të Jasper Johns, ndërsa Kenedi një Delakrua. Piktura e Van Gog ishte porositur për të shkuar në Bilbao.
Diskutime rreth kësaj post