Akademiku i njohur Apollon Baçe deklaron se do marrë pjesë në protestën e të shtunës duke qenë prezent në bulevard. Për të protestuar jo vetëm për Edi Ramën po edhe kundër kreut të opozitës Lulzim Basha.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe tha se në këtë situatë që është vendi çdokush duhet të shkojë në protestë dhe sipas tij edhe vetë ai do jetë atje.
“Jemi në kufijtë që e kemi humbur edukatën e protestës dhe kjo është e papranueshme. Personalisht kam vendosur që do të jem në orën 12:00, në bulevard si pjesëmarrës në protestë dhe besoj se çdokush që e ndjen dhe kupton nga kjo situatë që ndodhet vendi duhet të bëjë kështu”, tha akademiku Baçe.
Por Baçe shkoi më tej teksa artikuloi arsyet e pjesëmarrjes në këtë protestë. “Unë do shkoj atje për të protestuar ndaj kryeministri Rama por edhe ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Protestën duhet ta bëjë populli dhe jo partia dhe unë do marr pjesë në protestë ndaj politikës” sqaroi Baçe. Një nga argumentet që akademiku dha ishte ikja masive e qytetarë.
Diskutime rreth kësaj post