Një ditë më parë u zhvillua konkursi për të marrë gradën “Drejtuesi i Parë” brenda radhëve të Policisë së Shtetit dhe njëri prej 5 kandidatëve fitues përflitej edhe si favoriti për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit të Haki Çakos nga posti i kryepolicit të Shqipërisë.
Në konkursin e djeshëm me pikët maksimale u rendit Ardi Veliu, ç’ka shtoi zërat brenda policisë së mund të ishte ai pasuesi i Çakos, por burime pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë për “BalkanWeb” se në rivalitet me Veliun është edhe një femër.
Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se gara do të jetë mes Ardi Veliut e Aida Hajnajt, e cila ka aktualisht gradën “Drejtues i Parë” dhe mban postin e drejtoreshës së kufirit.
Burimet shtojnë gjithashtu se Aida Hajnaj është një njeri që gëzon edhe pëlqimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në këto kushte gara pritet të bëhet edhe më e fortë, duke pasur parasysh faktin se është pikërisht ministri i Brendshëm ai që i propozon kryeministrit të vendit emrin e drejtorit të policisë.
Referuar legjistacionit shqiptar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet nga kryeministri, me propozim nga ministri i Brendshem.
Diskutime rreth kësaj post