Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.
Sheraton prishi kontratën me Al Kharafi, kur kuvajtianët ende nuk e kishin gjetur blerësin e godinës.
Ikja e kompanisë së njohur nga Shqipëria duket se ka bere që oferta të arrijë tek çmimi i volitshëm për shitjen e hotelit.
Lapsi.al mësoi se ka qenë Shefqet Kastrati që ka blerë Hotel Sheratonin nga kuvajtjanët për një shumë prej 30 milion eurosh.
Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri.
Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group.
Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime.
Diskutime rreth kësaj post