Do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda kërkesa e Mikel Shallarit, i cili është dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku.
Mikel Shallari ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa pritet që të nisë dhe seanca gjyqësore ndaj tij.
Ndaj të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut, fillimisht u vendos masa “arrest me burg”, por ai në nëntor 2017-ës kërkoi ndryshim të masës në sigurisë në “detyrim paraqitje”.
Mirëpo, në seancën e fundit të zhvilluar në nëntor, gjykata e rrëzoi kërkesën e tij, duke bërë që Shallari të mbetet sërish në burg.
Diskutime rreth kësaj post