Raportimi për vrasjen e kryetarit të SDP-së, nga Mitrovica e veriut, Oliver Ivanoviç, po vazhdon edhe më tej të jetë në qendër të vëmendjes në mediat serbe.
E përditshmja “Kurir” në ballinën e sotme ka të vendosur një fotografi të Ivanoviçit dhe veturës nga e cila u vra ai.
Sipas këtij shkrimi thuhet se vrasësi kishte kohë që përcillte Ivanoviçin për një javë rresht.
“Vrasësi i njihte zakonet dhe vendi ku ai u vra nuk është e rastit. Ai e dinte çdo veprim të tij. Rreth një javë vetura sillej rreth selisë së partisë së Ivanoviçit”, thuhet në këtë shkrim, përcjell Express.
“Kurir”, shkruan më tej se vrasësi e kishte zgjedhur me kujdes momentin e likuidimit.
Ndryshe, Ivanoviç u vra më 16 janar me gjashtë plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Diskutime rreth kësaj post