Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u perball mbreme ne studion e emisionit “Stop” me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur “nëse ka folur me një tjetër person” të rrjetit brenda ALUIZNI-t.
Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.
Ne emision u trajtuar rasti i Shqiponja Agalliut, per te cilin Artan Lame tha se Shqiponja e kishte sjellë dokumentin që i shoqi kishte ndërruar jetë, por ky dokument nuk ishte përfshirë në dosje, ndaj dhe legalizimi i pronës ishte bërë në emrin e të shoqit.
Ai pranoi që ALUIZNI e meritonte “goditjen” që mori nga emisioni “Stop” sepse i vonoi procedurën dhe e solli vërdallë Shqiponja Agalliun.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha se njëri nga punonjësit që e kanë shkaktuar këtë gjë u shkarkua nga puna, ndërsa tjetri mori vërejtje me paralajmërim dhe tanimë është “me njollë në biografi”.
Saimir Kodra u shpreh: “Gabimet e mjekut dhe ALUIZNI-t i mbulon dheu, por kur do mbarojnë legalizimet në Shqipëri?”.
Lame iu përgjigj se ato nuk do mbarojnë kurrë sepse ndërtime pa leje ka kudo, madje edhe në Zvicër.
Kodra gjithashtu e pyeti nëse në institucionin që drejton ekziston korrupsioni, çka Artan Lame e pohoi.
Ndaj, Artan Lame dhe dy moderatorët e emisionit “Stop” ndoqën një kamera të fshehtë, të përgatitur nga kjo e fundit, ku shfaqet juristi i ALUIZNI-t duke komunikuar me një qytetar për një hotel pa leje.
Biseda
Qytetari – S’na e var fare, as s’folet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?
Juristi i ALUIZNI-t – Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?
Qytetari – Problemin e kam … nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.
Juristi i ALUIZNI-t – Po s’i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.
Qytetari – E di, s’e kam, se s’më mban mend.
Juristi i ALUIZNI-t – Ee…
Qytetari – Edhe tani … me u taku as …
Juristi i ALUIZNI-t – Çfarë është?
Qytetari – Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.
Juristi i ALUIZNI-t – S’kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje. A ke fol me xxxx?
Qytetari – Ja ku e ke! Vetëm rri tu qesh.
Roja – Prit një sekondë, sa të vijë ai! Të tha gjë?
Lame reagoi duke thene se ka shume denoncime: “Unë e them dhe një herë me shaka, në 140 mijë legalizime që u bënë, sikur të kisha marrë une 1000 a 2000 euro, do kisha marrë 140 milionë euro në shtëpi. Imagjinoje sa e rëndësishmë është ndjekja e këtyre rasteve”, tha Artan Lame.
Roja – E kam pa, tha ai. Tha që bëhet, por më ka dhënë një pazar … i bie pastaj vendose vetë.
Qytetari – Çfarë pazari?
Roja – 10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen. Kështu i kanë thanë ata, shefat andej.
Qytetari – A është muhabet i sigurtë?
Roja – I sigurt me 1 milion përqind, për tre javë e merr lejen.
Qytetari – 10 mijë euro?
Roja – Po! Se është me problem,a e di? Se në përgjithësi marrin 5-6, po nuk pati probleme.
I pyetur se çfarë mund të bëhet që të mos ketë raste të tilla Lame tha se për këtë ka marrë disa masa, si vendosja e drejtorive në presion për të ruajtur një ritëm të caktuar për legalizimet por edhe shmangien sa më shumë të kontakteve të njerëzve me punonjësit.
Diskutime rreth kësaj post