Familjarët e dy të rinjve, Arilea Muratit dhe Aldison Belulaj, vijojnë të japin dëshmi të reja në media.
Deklaratat e tyre janë disi kontradiktore, pasi familjarët e djalit e pranojnë se të rinjtë kanë qenë disa vite të lidhur, ndërsa familja e Arielës e mohon këtë.
Arben Belulaj, vëllai i autorit të vrasjes, ka treguar për ‘Panorama’ se Aldisoni dhe Ariela kanë pasur të paktën 3 vite lidhje bashkë.
Arben Belulaj, tregon se ai kishte tentuar të fliste me vëllain e tij, por ai i kishte thënë që të shikonte familjen pasi kishte një fëmijë të vogël.
‘Shiko familjen tënde, ti ke fëmijë’, i thoshte Aldisoni, vëllait më të madh. Arben Belulaj ka treguar se ka folur ditën e krimit me vëllain e tij.
‘E mora në telefon dhe më tha se ishte në Fier. Po pi kafe me një shok dhe nuk vonohem’, i ka thënë Aldisoni vëllait të tij.
Sipas Arben Belulajt, ditën kur ka ndodhur krimi i rëndë, ishte lënë një tjetër ballafaqim mes dy familjeve, por Ariela nuk kishte ardhur nga Tirana dhe më pas ndodhi edhe krimi makabër.
Diskutime rreth kësaj post