Rreth mesnates një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një person i identifikuar si Gentian Liti ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse.
Tritoli është vendosur në hyrje të banesës ndërsa 34-vjeçari ka marrë plagë të lehta.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të borxheve që Liti kishte.
Informacion Paraprak.
Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post