Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasi një 16-vjeçar me inicialet S.S ka plagosur me thikë një person për motive të dobëta.
Shtetasi A.K 21-vjeç ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. 16-vjeçari është arrestuar në Durrës nga policia në flagrancë dhe është shoqëruar në komisariat.
Sakaq, grupi hetiomor ka sekuestruar thikën me të cilën është kryer sulmi dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. (J.V/Faxweb)
Diskutime rreth kësaj post