Një adoleshente ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj në mënyrë që të paguajë studimet e larta për biznes.
18-vjeçarja italiane me pseudonimin Nicole thotë se ka marrë një ofertë një milion euroshe, por po shpreson që çmimi të rritet akoma më shumë.
Sipas TCH, Nicole shpreson që të vazhdojë studimet në Universitetin e Kembrixhit, t’i blejë prindërve një shtëpi dhe të ndihmojë ekonomikisht motrën e saj.
“Në moshën 16-vjeçare kuptova që virgjëria ime ishte e çmuar. Isha në një lidhje me një mashkull shumë më të madh se vetja, por vendosa që do e humbja virgjërinë me njeriun që dua dhe me atë që do të martohem. Por, kur pashë në internet që vajzat shisnin veten për shifra të tipit 3 milionë euro, e ndava mendjen që dhe unë do të bëja të njëjtën gjë kur të mbushja 18 vjeç”, tha Nicole për tabloidin “The Sun”.
Diskutime rreth kësaj post