Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit i kanë thënë në sy kryeministrit Rama kërkesat e tyre, për të cilat kanë protestuar vazhdimisht. Pasi kanë protestuar disa ditë më parë përpara prefekturës së Fierit, ata janë shprehur se do të nisen sërish me këmbë drejt Tiranës, në mënyrë që kërkesat e tyre të zgjidhen.
Nisur nga kjo situatë, paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telekonferencë me naftëtarët e Ballshit dhe Fierit, për të dëgjuar drejtpërsëdrejti kërkesat e tyre.
Naftëtarët thonë se prej muajsh nuk kanë marrë pagesat, si dhe nuk u janë paguar kontributet shoqërore.
Në nisje të takimit virtual, kryeministri Rama u ka thënë naftëtarëve se mund të kërkojnë një interpelancë me ministrin e Energjisë, apo edhe me qeverinë sipas rregullave dhe ligjeve, për të parashtruar problematikat e tyre.
Pas kësaj, disa prej naftëtarëve që merrnin pjesë në takimin virtual kanë shprehur kërkesa e tyre. Njëri prej naftëtarëve i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mbajë premtimet që u ka bërë.
Teksa kanë parashtruar kërkesat e tyre, naftëtarët kanë kërkuar vijimin e punës në rafineri garantimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura, si dhe zbatimi i statusit të naftëtarit.
Diskutime rreth kësaj post