Një javë përpara se të ndodhte ngjarja tragjike që tronditi opinionin publik, ku Aldison Belulaj vrau studenten Ariela Murati dje përpara Fakultett të Mjekësisë, mësohet se Belulaj është ballafaquar me të afërmit e 21-vjeçares.
Sipas ABC News, Belulaj kishte debatuar me kushërinjtë e Arielës në qendër të fshatit Zharrëz. Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë. Ndërsa pas këtij konflikti Aldisoni ka nxjerrë dy plumba dhe mësohet tu ketë thënë se me këta do vrasë edhe veten edhe Arielën.
Familja Murati ka hapur dyert e mortit dhe 21-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 13:00.
Diskutime rreth kësaj post