Ne nje shtepi ne fshatin Zharrez te Fierit qe dje ka nisur te degjohet kuja e vene nga familja, te aferm e miq te Ariela Muratit.
Ne shtepine e saj jane hapur dyert e mortit. Me lot dhe pikëllim të thellë miq e familjarë kanë mbërritur qe në orët e mbrëmjes në familjen e Petrit Muratit, në fshatin Zharrëz.
Të pafjalë dhe pa koment ata kanë qëndruar pranë familjarëve në këtë ditë zie për ta. Familjarët tregojnë se lajmin e sulmit ndaj vajzës e kanë marrë vesh përmes televizioneve.
“Panorama” shkruan se vetem para para se te ndodhet gjëma Ariela kishte folur ne telefon me mamane dhe kishin biseduar per pak minuta. Ariela i kishte treguar mamase se po shkonte të takonte motrën e vogel.
Por, vetem pak pas kesaj, ndodhi krimi i tmerrshem, kur Alsidon Belulaj, e ndaloi ne rruge dhe vetem pas nje debati qe nuk zgjati me shume se 60 sekonda, nxori nga xhepi i xhupit pistoleten dhe e la te vdekur vetem me nje plumb ne koke.
Diskutime rreth kësaj post