Edhe pse ishte refuzuar vazhdimisht nga Ariela Murati, 21 vjece, infermieri i ri, Aldison Belulaj, duket se ishte i vendosur deri në vdekje që të mos hiqte dorë nga dashuria e tij, që për të, kishte nisur që në gjimnazin e Zharrëzës.
Aty ku të dy ishin nxënës shumë të mirë dhe erdhen ne Tirane me shumë ëndrra, por që fatkeqësisht u prenë në mes dje.
Mikeshat e ngushta të viktimës, kanë dhënë deklarimet e tyre dje në Komisariatin nr.4, ku kanë treguar se Ariela përndiqej prej vitesh nga Aldison Belulaj, por ai ishte i vendosur që të mos hiqte dorë prej saj.
Madje, edhe pse familjarët e vajzës i kishin kërkuar që të mos e shqetësonte e të mos e bezdiste më, ai së fundmi kishte vendosur që t’i bënte gjërat serioze dhe familjare. Ai kishte shkuar edhe te shtëpia e saj, ku kishte kërkuar dorën te prindërit e vajzës, por ata nuk kanë qenë dakord duke marrë në konsideratë edhe refuzimin e vazhdueshëm të së bijës.
Shoqet e viktimës kanë pohuar në Polici se pasi mori përgjigjen e fundit negative nga familja e vajzës dhe nga ajo vetë, së fundmi ai kishte nisur ta kërcënonte. Kërkonte me doemos që të niste një lidhje dashurie me të.
Në fshatin Zharrëz të Fierit, Aldison Belulaj njihej si djalë i urtë dhe jo problematik. Pasi përfundoi studimet për infermieri në Tiranë, ku kreu edhe praktikën, ai kishte nisur edhe punë si infermier. Ndërsa vajza që dashuronte, ndiqte studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin e tretë.
Diskutime rreth kësaj post