Ariela Murati humbi jetën sot në spitalin si pasojë e plumbave qe mori nga një armë zjarri. Aldosen Belulaj qëlloi me armë drejt Arielës e më pas drejt vetes.
Të dy të rinjtë u transportuan në spital në gjëndje të rëndë. Mirëpo plumbi rezultoi fatal për studenten nga Zharrësi i Patosit.
Fax News raporton se Ariela studionte në fakultetin e drejtësisë në Tiranë dhe ishte 21 vjeçe. Gjithçka ndodhi rreth orës 15:25, teksa e reja ishte nisur për në shtëpinë e motrës, por autori i preu rrugën.
Mësohet se të dy të rinjtë janë me origjinë nga fshati Zharrës, Patos. Banorët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja dhe rrëfejnë se kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme.
Vetëm një javë më parë mësohet se Aldisoni, autori i ngjarjes është grindur me familjen e saj për të njëjtën çështje, pasi ata i kishin thënë të mos e shqetësonte më vajzën. Por mbasditen e sotme në kryeqytet, ndodhi tragjedia kur pranë spitalit “Nënë Tereza”, 23-vjeçari qëlloi me armë Arielën dhe më pas veten.
Diskutime rreth kësaj post