Ish-velina e “Fiks Fare” e cila tashmë është në pozicionin e moderatores në Digitalb, në daljen e fundit publike në “Xing me Ermalin”, tha se nuk ka qenë asnjëherë e martuar dhe se thjesht ka patur një lidhje dashurie me Vinin, një lidhje të cilës i ka ardhur fundi.
E ngacmuar nga Ermali, Bora ka mohuar kategorikisht zërat për një tradhëti të mundshme mes tyre, si dhe ka sqaruar se vazhdon të ketë një marrëdhënie korrekte me babain e djalit të saj, por që nuk janë miq. Ajo ka sqaruar po ashtu se nuk ia kanë shpjeguar akoma ndarjen Arborit pasi është ende i vogël
Diskutime rreth kësaj post