Sulmuesi shqiptar Ismet Sinani, ka qenë heroi i Milan Primaverës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sasuolos.
Sinani e nisi ndeshjen nga stoli i rezervave dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t. Vetëm 30 sekonda i kanë mjaftuar shqiptarit për të gjetur rrugën e rrjetës.
Milani arriti ta fitonte sfidën me rezultatin 2-1, ku goli i sulmuesit shqiptar rezultoi tepër vendimtar. Me triumfin e sotëm, kuqezinjtë u ngjitën në vendin e 4-t, ndërsa 19-vjeçari tregoi se ka një të ardhme tepër premtuese dhe ëndërron një vend te ekipi i parë.
Në fund të ndeshje, Sinani u vlerësua nga mediat italiane me notën 6.5.
Diskutime rreth kësaj post