Bratislav Gashiç, shefi i Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë të Serbisë (BIA), ish-UDB, ishte pjesë e delegacionit serb që ka vizituar Kosovën, me në krye presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Nga burime të veta, Klan Kosova e ka të njohur dhe të konfirmuar faktin se Gashiç ka qenë në listën e personave të padëshiruar (persona non grata) të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
Klan Kosova ka tentuar të marrë vesh nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Policia e Kosovës nëse Gashic ka marrë leje për të hyrë në Kosovë, por as njëra, as tjetra nuk kanë qenë të gatshme të përgjigjen.
Gashic ka qenë ministër i Mbrojtjes së Serbisë nga viti 2014 deri më 2016, kur qe shkarkuar, ndërsa drejtimin e BIA-s e ka marrë në maj të vitit të shkuar.
Diskutime rreth kësaj post