Prej orës 15:00 në qytetin e Korçës është duke u zhvilluar takimi dy palësh Shqipëri Greqi i dyti pas atij në Kretë me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe dhenien fund të çështjeve problematike midis dy vendeve.
Shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj greke së bashku me delegacionet përkatëse për tre ditë do të ngujohen në njw hotel privat nga ku pritet të ketë tym të bardhë duke arritur një marrwveshje. Për hir të së vërtetës ka rrjedhur pak informacion se çfarë është duke u diskutuar.
Por Fax News nga burime brenda takimit ka mundur të sigurojë një pjesë të axhendës së këtyre bisedimeve të kryesohen nga Bushati dhe Kotzias.
Meqenëse takimi zhvillohet në Korçë, është rënë dakord që dita e parë e bisedimeve të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual.
Gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit. Burime nga ky takim pohuan për Fax News se po ashtu gjatë ditës së nesërme pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.
kryeministri Grek Tsipras i ka kërkuar ministrit Kotzias produkt konkret nga ky takim madje ka shkuar më tej. Kryeministri Grek ka kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shefin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve Sinjalin e parë për ndryshim kursi nga pala greke janë një sere deklaratash nga ministri i jashtëm grek Kotzias i cili është pozicionuar kundra ligjit të luftës me dy vendeve.
Nuk ka mbetur pas në dërgimin e sinjaleve paqëtuese edhe Shqipëria. Hapi i parë të treguarit konstruktiv ishte miratimi nga qeveria shqiptare i një vendimi që i hap dritën jeshile ndërtimit të dy varrezave për ushtarët e rënë grek në Këlcyrë të Përmetit dhe Dropullin e sipërm në Gjirokastër.
Diskutime rreth kësaj post