Cesare Prandelli nuk është më trajner i Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Drejtuesit e klubit me seli në Dubai vendosën ta shkarkonin trajnerin italian pas eliminimit në fazën e 1/8 së Kupës nga Dibba Al Fujairah, që drejtohet nga braziliani Paulo Comelli, transmeton Koha.net
Al Nasr në fakt kishte një ecuri me ulje-ngritje edhe në kampionat, teksa ka regjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Vendi i katërt me një diferencë prej 11 pikësh me skuadrën kryesuese Al-Ain ishte i papranueshëm për drejtuesit.
Për Prandellin ky është shkarkimi i tretë radhazi pas zhgënjimit me Kombëtaren e Italisë në Botërorin “Brazil 2014”. Më parë kishte drejtuar Valencian dhe Gallatasarajin.
Diskutime rreth kësaj post