Përplasja e trajnerit Sulejman Starova me mesfushorin e Partizanit Lorenc Trashi gjatë miqësores të zhvilluar në Antalia ndaj gjermanëve të Berliner, nuk ka kaluar pa pasoja.
Në një takim mes drejtorit të klubit të kuq Olsi Rama dhe trajnerit Sulejman Starova është marrë vendimi që të dy protagonistët të ndëshkohen me gjobë, ndërsa Trashi, do të transferohet për disa kohë te Partizani B.
Sipas “Panorama Sport”, lojtari është gjobitur edhe pse ka folur për mediat pa lejen e klubit.
Shuma e gjobës nuk është mësuar ende, por bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme.
Diskutime rreth kësaj post