Ministri i Jashtëm i Greqisë ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Korçës, nën masa të rrepta sigurie. Përgjatë tre ditëve të vizitës së zyrtarit grek, Korça do të blindohet me forca të shumta. Hoteli ku do të pritet dhe do të qëndrojë ministri grek është rrethuar i gjithi dhe po mbahet nën vëzhgim.
Ditën e sotme ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të takohet me homologun shqiptar Ditmir Bushati, për të vijuar bisedimet e nisura në Kretë, për çështjen e hapura mes dy vendeve.
Mësohet se takimet mes dy ministrave të Jashtëm do të zhvillohen kokë më kokë dhe pa praninë e medias.
Kotzias ka mbërritur në vendin tonë me të njëjtin delegacion nga i cili ishte i shoqëruar edhe në takimin e fundit me Bushatin, në Greqi. Të dy do të diskutojnë mbi ligjin e luftës dhe tema të tjera që i prekin të dyja vendet.
Diskutime rreth kësaj post