KUJDES, PAMJE TE RENDA/ Mikayla-Sue Grove u zgjua me dhimbje të forta në nofull dhe ankohej se i dhimbe dhembi.
Por kur nëna shkoi në dhomën e vajzës për të parë se ç’po ndodhte, pa se nuk ishte dhëmbi por diçka e kishte pickuar. Ajo kërkoi nëpër dhomë, dhe pa që një gjarpër kobër ishte futur brenda shtëpisë së tyre.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në një fermë pranë qytetit Ballito, në Afrikën Lindore.
6-vjeçarja u pickua nga kobra ndërsa ishte ende në gjumë, dhe nuk e kuptoi këtë deri sa pjesa tek dhëmballa e poshtme filloi t’i enjtej aq sa nuk arrinte të fliste.
Nëna e saj u përpoq ta nxirrte gjarprin nga shtëpia, kur kobra e rrezikshme i ka hedhur helmin në sy asaj, duke e lënë kështu të verbuar përkohësisht.
Familja është dërguar me urgjencë për në spital dhe fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë, pavarësisht ndërhyrjeve të rrezikshme kirurgjikale.
Mjekët kanë treguar se shikimi i gruas ka arritur të shpëtohet vetëm sepse ajo u hidhte syve vazhdimisht ujë, çka ka bërë që helmi i kobrës të shpëlahet. Prindërit e vajzës kanë bërë thirrje që dhimbjet dhe ankesat e fëmijëve të mos neglizhohen.
Diskutime rreth kësaj post