Edhe Kukësi me aeroport? Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se një kompani serioze është interesuar për ndërtimin e aeroportit në Kukës.
“Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi) Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit. Të shohim! Kam besim”, shkruan kryeminsitri. Në fakt që në mandatin e parë qeverisës është folur për hapjen e aeroportit të Kukësit.
Në 1 mars 2016, ish-ministri i Transporteve në atë kohë, Edmond Haxhinasto do të deklaronte se më hapjen e këtij aeroporti do të krijoheshin vende të reja pune.
Angazhimi i grupit që ka ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit ka bërë tashmë zyrtare kërkesën për ndërtimin e aeroportit rajonal në qytetin bregdetar të Vlorës. Ky i fundit do të jetë jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo.
Sipas njoftimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction
Diskutime rreth kësaj post