Policia e Tiranës ka vënë në pranga këtë të enjte Klajdi Gjeçin, i dyshuar si autori i vendosjes së tritolit në makinën e pronarit të një pike intertesh në kryeqytet.
Kjo ngjarje ndodhi më 30 Nëntor 2017 të vitit të kaluar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Por 31-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë, madje njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 31 vjeçari është proceduar penalisht në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje.
Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar. Jo vetëm kaq, por Klajdi Gjeçi është i dyshuar gjithashtu edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2011.
Në atë kohë, blutë e kryeqytetit kishin dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje kriminale si anëtar i bandës së Shullazit.
Por sërish është gjykata që e ka lënë të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.
Sa i përket plagosjes së rëndë me dashje më 15 Maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë.
Ndërkohë, në Dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet BMË X5 me targa të paplota. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia.
Në deklaratën e tij para policisë, i riu do të pranonte se nuk i mbante mend personat që e kanë dhunuar.
Së fundmi, ai dyshohet si personi që vendosi tritolin në makinën e biznesmenit Ndok Rajta më 30 Nëntor 2017, ku pati dëme materiale.
Diskutime rreth kësaj post