Me gjethe dafine dhe pak mjalt ju mund të krijoni një shërup shumë efikas kundër kollës. Mjafton të zieni disa gjethe dafinë dhe çajin e përftuar ta përzieni me pak mjalt. Më pas me anë të një shiringe mund ti jepni 5 ml fëmijëve 3 herë në ditë, ndërsa të rriturit mund ta konsumojnë në formë çaji.
Vetitë e dafinës:
-Nxit humor të mirë;
-Rregullon tretjen;
-Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për forcimin e sistemit imunitar më efikas është vaji i dafinës, ndërsa rekomandohet sidomos për reduktimin e stresit. Ka efekt të fortë tek dhimbjet e forta për shkak të spazmave muskulore.
Gjethja e dafinës përdoret shpesh në kozmetikë. Ajo u shtohet kremrave, losioneve dhe shampove për flokët e yndyrshme, si dhe stimulon rritjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post