E mbani mend bukuroshen që rrëfeu se i kanë propozuar për 250 mijë dollar, vetëm për të kaluar një natë me të?!
Ajo është përfolur jashtë mase për skenat e bëra kur ishte pjesë e Big Brother, dhe për faktin se së fundmi rrëmbeu kupën e spektaklit “Dance ëith me Albania” në Tv Klan së bashku me partnerin e saj në kërcim, Trimin.
Në një intervistë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Xhensila Pere ka folur për prapaskenat e fitores në këtë konkurs, përse thashethemet e shumta si dhe kë mendon ajo se e meritonte fitoren.
-Jeni fituesja e “Dance ëith me”, keni marrë pjesë në “Big Brother”, jeni njëkohësisht edhe ish- “Miss Shqipëria”. Ku synon më tutje Xhensila?
-“Sky is the limit”. Botën e televizionit e dua, por, gjithashtu, dhe botën e biznesit. Kam akoma shumë projekte, deri kur të mbërrij aty ku dua unë.
-Fitorja në “Dance ëith me” u përfol shumë. Pse disa thanë që ishte e pamerituar dhe e parashikuar që më parë?
-Nuk e di kush janë këta të gjithë, sepse besoj ka qenë një nga fitoret më të merituara. Kjo e thënë nga njerëz që na kanë ndjekur dhe që kuptojnë nga kërcimi. U përfol vetëm nga fakti që nuk u dha drejtpërdrejt, por me regjistrim, për shkak të një ndodhie në parlament dhe u transmetua “Opinion” dhe “Dance ëith me” një javë më vonë.
-Nëse do të jepej mundësia të fitonte dikush tjetër kush do të ishte?
-Absolutisht unë dhe Trimi.
-Në “Big Brother” jeni përfolur për skenat erotike. Nëse do të ktheheshit pas me kë do të donit të kishit marrëdhënie në çift?
-Jam nga ata persona që nuk kthehem mbrapsht dhe nuk pendohem për ato që bëj kështu që do ndodhte përsëri e njëjta gjë.
-Çfarë të ka ngelur peng nga “Big Brother”?
-Asgjë. Ndoshta pse nuk fitova por ndonjëherë jo gjithçka varet nga ti.
-A keni pasur propozime nga televizioni? Ku do t’ju shohim së shpejti?
-I vetmi projekt konkret që mund të zbuloj është ” Miss Universe Albania” ku punoj për të 4-tin vit radhazi.
-A do të guxonit të bënit skena erotike në një film?
-Pse jo, është një fushë që nuk e kam prekur, kinematografia, por do të më pëlqente të isha pjesë e një filmi.
-Për çfarë çmimi do të zhvishej Xhensila në një set fotografik?
-Duhet ta mendoj mirë këtë pjesë, sepse ka foto nudo, por dhe nudo artistike. Kështu që duhet menduar pak.
-Personazhi që ju duk më interesant në “Dance ëith me” është..?
-Të gjithë personazhet kishin diçka interesante të tyren, por nuk harrohet humori dhe batutat e Rudinës dhe Drilonit.
-Personazhi që do doje të njihje më tepër nga “Big Brother” është..?
-Kam marrë aq sa kam dashur nga ata që kam bashkëjetuar aty.
-A ka një person të rëndësishëm në jetë Xhensila?
-Përveç familjes, akoma jo.
-Cili është propozimi më i çuditshëm nga një mashkull që ju është bërë?
-Meshkujt janë kthyer në qenie të çuditshme dhe mendojnë se gjithçka e ka një çmim, duke menduar që me lekë mund të arrijnë gjithçka. Dhe harrojnë të përdorin trurin përpara portofolit duke u kthyer në karta krediti dhe jo në një person që të mund ta duash!
Diskutime rreth kësaj post