Matilda Peza, është drejtoresha e re e Hipotekës në Kavajë por pa nisur mirë punën, mbi të rëndojnë hije të forta dyshimi, shkruan newsbomb.al.
Duket se një familje e tërë ka “zaptuar” Hipotekën e këtij qyteti, dhe me të ikur njëri nga anëtarët e familjes, postin e merr tjetri.
Në krye të kësaj drejtorie më herët ka qenë Aqfi Peza, babai i drejtoreshës aktuale i cili rezulton i dënuar më herët për shpërdorim detyre, me vendim gjykate (Faksimile si më poshtë në newsbomb.al).
Ndërsa djali i tezes së Matilda Pezës, Altin Copa ka qenë drejtor Hipoteke në Kavajë deri para 6 muajsh kur ndaj tij nisi një hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre, dhe u arrestua me akuzën e tjetërsimit të 36 ha tokë pranë bregdetit në Spille.
Se çfarë do të bëjë pasardhësja e familjes, Matilda Peza në krye të kësaj drejtorie, kjo mbetet për t’u parë.
Së paku, shpresojmë që ndaj saj mos nisë ndonjë hetim i ngjashëm si ai ndaj të atit, apo djalit të tezes, të dy ish- drejtorë në këtë institucion./ newsbomb.al
Diskutime rreth kësaj post