Një ditë më parë Ministria e Drejtësisë ka bërë publike, listën me emrat e drejtorëve të rinj të Hipotekave.
Kështu, në krye të Hipotekës në Shkodër është vendosur Zamir Leka. Ky i fundit mësohet se është i është një aktivist i PS-së në këtë qytet.
Madje, në profilin e tij në ‘Facebook’, Leka shfaqet në banakun e një lokali, duke punuar si banakier, të paktën deri dje kur u emërua drejtor Hipoteke. Dhe duket se “fati i ka buzëqeshur” Lekës, duke u vendosur në krye të Hipotekës së Shkodrës.
Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore të Kryeministri Edi Rama, kërkoi mandatin i vetëm, duke theksuar se “pushtetit nuk duhet të trajtohet më si tepsi për t’u ndarë”.
Diskutime rreth kësaj post