Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku janë prezantuar drejtorët e rinj të ALUIZNI-t dhe Hipotekave.
Sipas numrit një të Qeverisë, për herë të parë, drejtorët e Hipotekave dhe të ALUIZNI-t u zgjodhën përmes konkurrimit publik. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se drejtorët e rinj janë në provë dhe se duhet ta kenë të qartë që ta fitojnë rrogën nga taksat e qytetarëve.
“Ky takim është publik, sepse është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët, të ndjekin këtë proces që ne kemi nisur për të përfunduar parazitizmin në zyrat e shtetit. Ne kemi kërkuar nga qytetarët e zakonshëm në aleancë me ta, për të hequr të gjitha grabitqarët dhe parazitët në administratë.
Të gjithë jeni në provë, nuk e keni provën as me partinë e as me qeverinë, por me qytetarët që vijnë në dyert e Hipotekave. Po e ndaj ALUIZNI-n nga Hipotekat, pasi ka shembuj të mirë për të bërë ndarjen e qartë të shapit nga sheqerit.
Lufta me korrupsion do të vazhdoj çdo ditë, secili nga ju duhet ta ketë të qartë që ta fitoj rrogën nga taksat e qytetarëve.
Janë 35 punonjës hipotekash, të cilët janë nëpër gjyqe, si pasojë e platformës të qeverisjen me qytetarët. Çdo drejtor do të mbaj përgjegjësi për çdo ankesë për qytetarët”, – ka bërë të ditur Rama.
Diskutime rreth kësaj post