Studimet e fundit thonë se femrat nuk janë të vetmet që justifikohen me dhimbjen e kokës, kur duan të shmangin marrëdhëniet seksuale.
Sipas “MailOnline” në Britani të Madhe rreth 2/3 e meshkujve justifikohen me frazën “nuk jam në qejf” apo të famshmen “më dhemb koka”.
E sipas një sondazhi të kryer nga faqja lloydspharmacy.com, mes refuzuesve të një nate të nxehtë janë edhe ata që përdorin si pretekst qenin që duhet nxjerrë jashtë për nevojat që ka, një ndeshje në televizor apo një lojë në kompjuter, madje ka edhe nga ata që thonë se dëshira u ka ikur për shkak të motit të keq. Por mjekët besojnë se shkaku i vërtetë i refuzimit të tyre ka të bëjë me çrregullimet e ereksionit.
Një e katërta e meshkujve që morën pjesë në sondazh pranuan se kishin pasur të tilla “dështime” të paktën një herë, ndërsa 7 për qind pranuan se nuk kishin më ereksion. Mjekët thonë se çrregullimet e ereksionit përveçse dëmtojnë jetën në çift, mund të jenë edhe simptomë e një sëmundjeje të padiagnostikuar si diabeti apo problemet kardiake, ndaj nuk duhen lënë jashtë vëmendjes në çfarëdo moshe.
Diskutime rreth kësaj post