Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka refuzuar ta dekretojë Ligjin që e njeh gjuhën shqipe si zyrtare në krejt Maqedoninë.
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore”, ka thënë mes tjerash Ivanov në një paraqitje para gazetarëve.
Më 11 janar, 69 deputetë votuan pro për ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Sipas dispozitave ligjore, ekziston e drejta e vetos suspenduese, ku kryetari i vendit mund të vendosë të mos e nënshkruajë dekretin e shpalljes së ligjit. Në atë rast, Kuvendi e shqyrton përsëri ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari është i detyruar ta nënshkruajë dekretin.
Diskutime rreth kësaj post